Sidnei në kaos nga stuhitë e rërës
Ky qytet është përballur me një kaos në transportin publik, ndërkohë që banorët janë detyruar të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre.
Stuhia e rërës nisi dje në qytetin Broken Hill, ku punëtorët në një minierë zinku u detyruan të pezullonin punën, dhe më pas u përhap në një zonë rreth 1 176 kilometra në lindje të vendit për të përfshirë edhe Sidnein.
Stuhitë e rërës në Australi, kontinenti më i thatë i pabanuar në botë, nuk janë të pazakonta, por në përgjithësi krijohen në zona të shkretuara. Në disa raste, gjatë thatësirave të tejzgjatura, stuhitë e rërës arrijnë deri në zonat bregdetare.
Australia është një nga vendet më të rrezikuara nga ndryshimi i klimës, por gjithashtu edhe vendi më i madh në botë për emetimin e gazrave serrë për frymë, pasi prodhimi i energjisë elektrike mbështetet kryesisht në shfrytëzimin e TEC-ve me qymyr.