E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohet presioni ndaj administrates per shpime te reja nafte ne det

Industria e naftes po ushtron presion ndaj administrates Obama te shqyrtoje vendimin per kufizimin e shpimeve per nafte ne brigjet amerikane nje vendim qe u mor pas katastrofes se derdhjes se naftes ne Gjirin e Meksikes vitin e kaluar. Nje studim i ri i Institutit Amerikan te Naftes arrin ne perfundimin se kerkesa per nafte ne SHBA do te rritet me 50 per qind deri ne vitin 2035. Ne se nuk hapen puse te reja nafte ne bregdet thuhet ne studim do te shtohet varesia e SHBA tek burimet e huaja te naftes. Por si njofton korrespondenti i Zerit te Amerikes Mil Arcega disa argumentojne se zgjidhja e eshtjes se pavaresise energjetike te Amerikes ne fakt do te arrihej nga perdorimi me pak i naftes si burim energjie.

Megjithe perpjekjet per pakesimin e konsumit dhe permiresimin e efienses se karburantit Instituti amerikan i Naftes thote se nevoja e Amerikes per nafte po rritet. Xhek Xherald president i grupit me te madh te tregtise se naftes ne industrine amerikane te naftes thote se zgjidhje do te ishin shpimet ne bregdet gje qe do te krijonte edhe mijera vende te reja pune.

Gjate 345 vjeteve te ardhshem ne kemi rastin te behemi nje motorr i rendesishem ekonomik per te ndihmuar ne simulimin e rimekembjes eknomike. Do te krijoheshin vende te reja pune te paguara mire dhe per kete nevojitet deshira e mire.

Zoti Xherard thote se hapja e puseve te reja pa kufizime mund te krijoje deri ne 500 mije vende pune deri ne vitin 2025 dhe mund te gjeneroje 150 miliarde dollare te ardhura per qeverine. Ai u ben thirrje ligjvenesve ti lene menjane mosmarreveshjet politike dhe te lejojne shpime te reja ne Gjirin e Meksikes ne brigjet lindore te vendit dhe ne disa pjese te Alaskes. Por disa kembengulin se ky do te ishte nje hap prapa.

Den Ueis eshte drejtor per strategjine klimatike ne Qendren amerikane per Progres.

Ne duhet te perqendrohemi tek pakesimi i perdormimit te naftes. Kjo do te ishte nje zgjidhje me e shpejte me e paster dhe me a lire se sa shpimet e reja.

Ndersa industria e naftes thote se mbeshtet zhvillimin e burimeve alternative te energjise ekspertet thone se do te ishte e veshtire per te mos thene i pamundur eliminimi i deshires se Amerikes per te patur me teper nafte. Me rritjen e jashtezakonshme te kerkeses ne ekonomite e medha ne rritje si Kina thote Xherard vonimi i zhvillimit te rezervave amerikane ne naftes do te ndikonte ne uljen e numrit te vendeve te reja te punes.

Alternativa per te hapur vende pune eshte te bazohemi me teper tek forma te tjera energjie dhe ne besojme se zgjidhja me e mire eshte zhvillimi i energjise amerikane per amerikanet.

Zoti Ueis eshte skeptik per punen e industrise dhe projektimet e te ardhurave. Ai thote se ekzistojne menyra me efiente per krijimin e vendeve te punes.

Kur eshte fjala per krijimin e vendeve te punes investimi i miliona dollareve per energjine e paster si ajo diellore dhe te eres mund te krijoje 4 here me teper vende pune se sa investimi i te njejtes sasi parash per prodhimin e naftes.

Por ne kushtet kur republikanet kane shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve dhe cmimi i naftes bruto ka arritur ne nivelin me te larte te dy viteve te fundit analistet thone se ndaj administrates Obama do te shtohet presioni per shtimin e prodhimit te naftes brenda vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›