Kina mund te kthehet ne ekonomine e pare te botes

Kina do të vijojë të jetë një lokomotivë e ekonomisë botërore. Kështu ka deklaruar nga Parisi kreu i OECD, Angel Gurria një ditë pas përfundimit të punimeve të Kongresit të 18 të PK.
“Mendoj se ekonomia kineze po sfidon me masa të reja strukturore shumë të rëndësishme për të arritur një ekuilibër më të mirë mes tregut të brendshëm dhe atij të jashtëm, eksporteve dhe konsumit të brendshëm kinez”.
Ka një hapësirë shumë të madhe për Kinën për të vijuar rritjen shumë më shpejt se sa vendet e tjera të OECD dhe për të qenë edhe njëherë lokomotiva e botës ka vijuar sekretari i Organizatës për bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Ai ka vlerësuar përpjekjet e Kinës në krijimin rrjeteve më të mira sociale dhe kjo sipas Gurria, do të ketë efekte pozitive edhe në ekonominë be vendit.
“Kina ka investuar shumë në vitet e fundit për t’i kthyer rrjetet sociale më të forta. Kjo do të ketë një impakt shumë të rëndësishëm në besimin e kinezëve kur mendojnë për të ardhmen. Janë më të lumtur të shpenzojnë pak më shumë sot se sa të kursejnë më shumë sot”.
Në fillim të këtij muaji OECD ka bërë të ditur parashikimet afatgjata të ekonomisë dhe rritjes globale. Ekonomitë e reja emergjente si Kina apo India janë parashikuar si fuqia e rritjes globale. Ndër të tjera raporti vlerëson se Kina pritet të tejkalojë ekonominë e SHBA duke u bërë ekonomia e parë e botës brenda pak viteve.