E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa zero qe i premtohet biznesit e pabesueshme

Biznesi i vogël në kryeqytet është i vetëdijshëm se pa taksa nuk mund të funksionojë asnjë lloj aktiviteti qoftë edhe i vogël. Gjatë një bashkëbisedimi me disa prej bizneseve në njësinë bashkiake numër 7 në Tiranë, përfaqësues të PD dhe drejtues në administratën qëndrore dhe vendore konstatuan se sipërmarrësit e vegjël arrijnë të dallojë ndryshimin e barrës fiskale nga sot dhe disa vite më parë. Përsa i përket taksës zero asnjë nuk e beson si të mundshme, pasi sipas tyre taksa është jetike për ekonominë.

“Me këto taksa që kemi aktualisht, janë normale, të përballueshme. Nuk ka tarifë më të vogël se kaq për të paguar. Përsa i përket taksës zero, mua si biznes i vogël më duket siç thotë populli një shprehje “Mbyll sytë ti, të të gënjej unë”. Nuk mund të realizohet ky nivel taksash, aq më tepër që ne shikojmë gjithë botën që janë me taksa, është e pa realizueshme niveli i taksave zero. E kemi provuar atë zotërinë (Edi Rama) që pretendon për taksë zero. Unë kam një argument. Nuk është nevoja të flasë as i majtë, e as i djathtë. Në vitin 2010-të, taksa e gjelbër ka qenë 350 mijë lekë (të vjetra), ndërsa në vitin 2012 kjo taksë është zero.
Po ashtu edhe taksa e pastrimit ka qenë 98 mijë lekë (të vjetra), ndërsa sot është 60 mijë lekë (të vjetra), shohim që tarifat nga 2011 e këtij kanë ardhur në ulje. Nuk e besoj, dhe as kam për ta besuar, dhe as ka për të ndodhur për këdo që flet për ulje të taksave zero, nuk ka mundësi”-shprehen tregtarët.

Gjatë këtyre takimeve të drejtpërdrejta me biznesmenët, zëvendës ministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi, duke dëgjuar nga afër zërat e tregtarëve të vegjël, shprehet se qeveria po punon për një paketë të re ligjore për t’i ardhur në ndihmë të bërit biznes.

“Është miratuar një paketë ligjesh dhe po punohet akoma më shumë për të shmangur të gjitha barrierat, që biznesi i vogël ka në drejtim të regjistrimit dhe të të bërit biznes. Barra fiskale në 2005 ishte 120 mijë lekë, ndërsa në vitin 2012 është 67 mijë lekë. Nga ana tjetër, edhe vlera e taksës nga 3% e xhiros është ulur në 1.5% të saj. Kjo mazhorancë ka miratuar aktet ligjore dhe nënligjore në lidhje me të bërit biznes. Është miratuar një paketë ligjesh dhe po punohet akoma më shumë për të shmangur të gjitha barrierat, që biznesi i vogël ka në drejtim të regjistrimit dhe të të bërit biznes. Është marrë një iniciativë për të patur mundësinë, që të gjithë profesionistët më të lartë të institucioneve qeveritare dhe vendore, juristë, ekonomistë etj., të takojnë drejtpërdrejtë biznesin e vogël, qytetarët shqiptarë.
Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, për ta mbajtur të çliruar dhe të pavarur Tiranën dhe Shqipërinë nga çdo premtim, apo mashtrim elektoral që mund të bëhet në kuadër të taksës zero.” - u shpreh Kasmi.

Që nga viti 2005 qeveria shqiptare ka kryer një seri reformash në sistemin tatimor duke përgjysmuar dhe lehtësuar barrën fiskale për biznesin.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›