Kina ndihmon Hungarinë,1 miliard euro kredi

Për zhvillimin e ekonomisë, Hungaria do të marrë nga Kina një kredi prej 1 miliard euro. Marrëveshja u nënshkrua ditën e martë në Budapest në bazë të rezultateve të vizitës në Hungari të zëvendëskryeministrit të Këshillit Shtetëror të Republikës Popullore të Kinës Li Keqiang.
Përveç kësaj u nënshkruan dhe 6 marrëveshje dypalëshe në sferën e bashkëpunimit ekonomik. Aktualisht Hungaria po përpiqet të rifillojë negociatat me FMN-në në lidhje me përfitimin e një kredie prej 15-20 miliardë euro.
Data e fillimit të negociatave ende nuk është përcaktuar. Vonesa kushtëzohet nga pakënaqësia që shkakton tek investitorët perëndimorë politika ekonomike e qeverisë se Viktor Orban, i cili në lidhje me këtë ka deklaruar mëse një herë se Hungaria “do të orientohet kryesisht nga Lindja”.