Kavajë, arrestohen për vjedhje 6 persona
Arrestohen në Kavajë 6 shtetas disa prej tyre të mitur për vjedhje të lokaleve, bizneseve dhe banesave të ndodhura në Kavajë dhe qytetin e Durrësit. Policia e shtetit thekson se në sajë të shkëmbit të informacioneve të grumbulluara për tendencën e autorëve përmes strukturave të policisë, u arrit kapja në banesat e tyre shtetasve A.Sterniqi 16 vjeç, A.Merhori 16 vjeç, G. Isha 17 vjeç, E.Berdufi 16 vjeç, A. Zhugri 16 vjeç dhe Gëzim Ali Myzeqari, 20 vjeç, banues në Kavajë,
Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se këto shtetas vepronin si grup duke bashkëpunuar për realizimin e shumë vjedhjeve të lokaleve dhe banesave në Kavajë e qytetin bregdetar. Sipas policisë janë dokumentuar mbi 15 vjedhje të banesave, lokave, bizneseve të vogla etj vjedhje të realizuar nga ky grup.
Aktualisht nga strukturat e hetimit dhe të parandalimit të krimit të komisaratit të policisë Kavajë, po punojnë për të dokumentuar të tjera vjedhje të realizuara nga ky grup, ndërkohë që u bëjmë thirrje qytetarëve që janë të dëmtuar nga këto vepra penale, të paraqiten për të depozituar kallzimet e tyre pranë Komisariatit të Kavajës apo në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, me qëllim evidentimin e të tjerave vjedhjeve apo sekuestrimin e sendeve të vjedhura nga këto shtetas.
Materialet hetimore dhe referimet e përpiluara në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të "vjedhjes se kryer në bashkëpunim" dhe "dhunimit te varreve”.