E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Vendet arabe do njohin pavarësinë e Kosovës

12-10-2011 / Gazeta 55

Pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i Kuvajtit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi shpreh besim se një vendim të tillë do ta marrë edhe Egjipti.
Ai theksoi se njohja e Kosovës pritej të bëhej më herët, po për shkak të revolucionit atje dhe formimit të institucioneve është shtyrë procesi i njohjes së saj nga Egjipti.
Këto deklarata kryeministri i bëri pas takimit që zhvilloi me një delegacion nga Egjipti, ndërsa vlerësoi se tashmë njohja e shtetit të Kosovës nga ky vend pritet të ndodh shumë shpejt.
Ky delegacion i përbërë nga kryetarë partish, gazetarë dhe përfaqësuesë të shoqërisë civile ka zhvilluar takim edhe me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë në kuadër të vizitës së tyre ata janë takuar edhe me nënkryetarin e Kuvendit, Sabri Hamiti.
Një ditë më parë Kuvajti njoftoi për njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke u bërë kështu shteti i 85-të që e njeh dhe më pas do të vendosë përfaqësitë diplomative me shtetin e ri të Evropës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›