Opinioni i KE, Berisha: Opozita bllokadë integrimit, refuzoi ligjet dhe reformat në Kuvend

Reagimi i Kryeministrit: Ulja e TVSH për produktet bazë, demagogji politike – i shërben interesave të drejtuesve të PS
Kryeministri Sali Berisha fajësoi sot publikisht Partinë Socialiste për bllokimin e ligjeve dhe reformave në Kuvend. Nga mbledhja e Qeverisë shefi i ekzekutivit deklaroi se “opozita i bëri barrikadë integrimit të vendit”. Në prag të shpalljes së Opinionit të Komisionit Evropian, për progresin e Shqipërisë gjatë 2011-ës, Berisha tha se qeveria është e zotuar të vazhdojë progresin drejt Bashkimit Evropian. Në fjalën e tij, Berisha është ndalur gjërësisht në propozimin e opozitës për heqjen e TVSH-së për produktet bazë të ushqimit. Berisha tha se nuk mund të miratohet një ofertë e tillë që i shërben vetëm interesave të drejtuesve në Partinë Socialiste. “Nuk mund të shkelen interesat e më shumë se 50 përqind të shqiptarëve për interesa të ngushta. Nuk do të pranojmë kategorikisht uljen e TVSH pasi një vendim i tij varfëron prodhuesit vendas. Ne nuk mund të lejojmë që të varfërojmë fermerin i cili jeton me prodhimet e veta. Ai duhet t’i shesë ato për të patur një fitim”- u shpreh Berisha. Kryeministri deklaroi se
nuk do merret asnjë vendim fiskal që prek interesat e 50% të prodhuesve vendas.
“Revolucioni fiskal vijon, asnjë vendim që dëmton interesat e 50 % të shqiptarëve që janë prodhues nuk mund të pranohen nga kjo qeveri”- nënvizoi Berisha.
Kryeministri është ndalur gjatë në fjalën e tij në bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe në procesin e decentralizimit. Kreu i qeverisë premtoi se renda dy muajve pushtetit vendorë do të pësojë një decetralizim të fuqishëm, duke fituar liri dhe vepriomtari të plotë e të pavarur në territorin e tyre. “Brenda 2 muajve do të marrim të gjitha vendimet për një decentralizim të fuqishëm. Ҫështja e decentralizimit është vendimtare për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. bashkitë dhe komunat do të administrojnë territoret e tyre”- deklaroi Berisha.
Shqipëria superfuqi e vogël energjie – Qeveria jep me koncension 8 HEC-e
Kryeministri Berisha tha sot në mbledhjen e qeverisë se interesi për hidrocentralet sa vjen dhe rritet, ndaj për këtë arsye njoftoi dhënien me koncension të 8 hidrocentraleve. “Autoriteti kontraktues për dhënien me koncension të 8 hidroccentraleve. Interesi për hidrocentralet po vjen në rritje dhe ky është zhvillim me rëndësi, ne po diskutojmë për të gjetur mekanizma të tjerë lehtësues në rrafshin energjitik. Nuk ka model më të adhuruar sesa të shëndërrohemi në prodhues dhe importues të energjisë”- theksoi Berisha. Kryeminsitri shprehu gatishmërinë që kabinetit qeveritar angazhohet në lehtësirat për dhënien me koncension të HEC. “Kjo në rrafshin ekonomik është sukses i jashtëzakonshëm. Ne kemi një kuadër të mirë ligjor, por edhe ekonomik dhe natyror. Të shohim lehtësirat që mund tu bëjmë”- nënvizoi Berisha.
Mbrojtja e mjedisit, vendorëve dhe inspektorëve u pritet rroga
Po ashtu Berisha ka kërkuar vëmendjen më të madhe dhe bashkëpunim me pushtetin vendor për sa i përket ndotjes së mjedisit. Kreu i qeverisë shpalli si pritoritet të vendorëve, por edhe të qeverisë mbrojtjen e mjedisit nga ndotjet. Ndërsa ka përshëndetur largimin e pjesës më të madhe të varrezave të makinave siç parashikohet në ligj, Berisha tha se procesi i decentrazlimit duhet të përfshijë kalimin nën administrimin e pushtetit vendor për çdo pronë që i përket hapësirës territoriale të tyre. Berisha tha se shifra e vdekjeve nga ndotja është 40%, ndaj për këtë arsye vendorët duhet të kujdesen për mjedisin, pasi në të kundërt ato do sanksionohen së bashku me inspektorët. “Do t’u presim rrogën personale qeveritarëve vendorë, inspektorëve po e po. Ҫ’kusur kanë panorët se kryetari nuk kujdeset për shëndetin e tyre, çështja është te jeta, parandalimi kundër sëmundjes më të rrezikshme”- u shpreh Berisha.