Kina nuk ndalet. GDP rritet me 9.5

Përkundër krizës ekonomike në vendet më të industrializuara të globit Kina komuniste njeh vetëm rritje. Ndonëse ekspertët kishin hamendësuar që impakti i krizës tek blerësit e mëdhenj të produkteve kineze do të ndihej herët a vonë, Pekini bëri të ditur se prodhimi i brendshëm bruto u rrit më tepër nga sa pritej në gjashtë muajt e parë të 2011.
GDP u rrit me 9.5% në tremujorin e dytë krahasuar me nje vit më parë. Megjithatë vlen të përmendet se ky është hapi më i ngadatë i rritjes që nga tre mujori i tretë i 2009, kur ekonomia botërore doli nga recesioni më i vështirë i tetë dekadave.
Analistët dhe ekspertët kohët e fundit shprehën shqetësim lidhur me ekonomine me rritje të shpejtë të Kinës, në një periudhë kur vendet të tjera përballen me rimëkëmbje të ngadaltë duke thënë se ekzistonte rreziku që ekonomia e dytë në botë të pësonte rënie të menjëhershme.
Sheng Laiyun, zëdhënës i Byrosë Statistikave të Kinës, tha se shanset për diçka të tillë janë të pakta.
"Nëse shikojmë të dhënat e fundit dhe perspektivat për të ardhmen e afërt, ka ende një forcë të fuqishme lëvizëse para për ekonominë kineze. Mundësia e një ekonomie në rënie është shumë e ulët"- tha Laiyun.
Për Pekinin zyrtar sfida kryesore mbetet lufta ndaj inflacionit që arriti 4.6% në qershor. Megjithatë administrata në Pekin e di se një ulje e inflacionit rrezikon të cënojë rritjen ekonomike në një kohë kur dy klientët kryesorë të produkteve kineze janë në vështirësi . Europa përballet me problemin e borxhit të lartë ndërsa Shtetet e Bashkuara me një ngadalësim të rritjes ekonomike.