E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alvarez zyrtarisht nje zikalter. Argjentinasi Interi nje enderr e bere realitet

Argjentinasi Ricardo Alvarez është prezantuar zyrtarisht në San Siro me fanellën e Inter. Zikaltrit kanë paguar 12 milion euro për mesfushorin, duke mundur kështu konkurencën e anglezëve të Arsenal. Italianët kanë siguruar lojtarin duke blerë 90% të kartonit të tij, ndërsa 10% i mbetet argjentinasve të River Plate. Kjo kuotë do të bëhet e zikaltërve, në momentin që lojtari arrin shifrën e 80 prezencave, duke çuar në arkat e River edhe 1 milion euro.

"Zgjodha Inter sepse është skuadra më e fortë në botë dhe është e vërtetë që Arsenal ishte i interesuar për mua, por zgjodha Inter sepse këtu ka edhe shumë argjentinas që do të më ndihmojnë të përshtatem,"ka deklaruar Alvarez.

23- vjeçari Alvarez ka pohuar se të luajë për Interin është ëndërra e tij e realizuar. Alvarez mund të luajë në disa pozicione në mesfushë, por i avancuar është pozicioni i tij ideal.

Tekniku Gasperini duhet ende të dizenjojë skuadrën e tij dhe pozicionin në fushë për Alvarez, që në fakt do të kondicionohet edhe nga qendrimi ose jo i hollandezit, Uesli Shnajder.   

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›