Nga Udineze tek Napoli. Kompletohet transferimi i Inler

Mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës, Gokham Inler, ka kompletuar transferimin e tij nga Udinese tek Napoli, ku është prezantuar edhe zyrtarisht. Inler ka qenë surpriza e presidentit napoletan, De Laurentis, ndërsa ka mbërritur me një maskë luani në fytyrë. Zvicerani ka treguar numrin e fanellës dhe më pas ka zbuluar fytyrën, për të marrë duartrokitjet e të pranishmëve.
Inler do të jetë tashmë luftëtari i Napolit, pasi mesfushori njihet për agonizmin e tij në fushë. Me blerjen e zviceranit, Napoli shton një kualitet të rëndësishëm në mesfushë, ndërsa De Laurentis vazhdon të forcojë skuadrën me synimin të mbetet në elitën e futbollit europian. Nuk mjaftohet me kaq Napoli që ka nënshkruar edhe me mbrojtësin Britos.
I ardhur nga Bologna për rreth 10 milionë euro, uruguajani do të mbajë në rradhët e Napolit fanellën numër 85, që është edhe viti i tij i lindjes. Tekniku, Valter Mazzarri, ka marrë kështu dy lojtarët e kërkuar prej tij, duke konsoliduar edhe më tepër një skuadër që sezonin e kaluar dhuroi spektakël në Serinë A.
Eno Skarço