Kina përgatitet për të festuar Vitin e RI 2011

Në prag të viti të ri lunar Kina po përgatitet për festën më rëndësishme të për qytetarët e saj. Viti 2011 i përket shenjës së lepurit, sipas horoskopit tradicionnal kinez i cili përmban 12 shenja.
Kinezët jaNë duke bërë përgatijet e tyre të fundit, për festën e cila fillon në orën 00:00 të ditës së enjte, në momentin dhe kur hyn dhe viti i ri, dhe zgjat deri në orët e para të mëngjesit.
Blerja e pellushëve të lepujve dhe përgatija e një darkë të shijshme për ta ngrenë me të gjithë familjen e bashkuar janë disa nga traditat e kësaj feste. Hedhja e fishekzjarrëve është një traditë, zhurma e të cilave, sipas banorëve largojnë shpirtrat e këqinj. Banorët shprehen të lumtur për këtë këtë vit dhe shpresojnë që ky t`ju sjellë prosperitet. Ata kanë pohuar se do të ndjekin të gjitha traditat e këtij viti, të mbarë sipas shenjës.
Dekoret shumëngjyrëshe, të qyteteve do të shoqërohen edhe me vallen e luanëve, e cila besohet se frikson shpirtrat e këqinj dhe sjell fat për Vitin e Ri.
Lepuri është një nga shenjat e gëzueshme dhe personat e lindur në këtë shenjë njihen si të sjellshëm, të ndershëm dhe besnikë, si dobësi e tyre prirja për të qarë shumë shpejt. Ky njihet edhe si viti i romancës.