Pyetësori për Serbinë nuk e përmend kufirin me Kosovën

Serbia ka dorëzuar përgjigjet të mijërave pyetjeve që kishte marrë nga Komisioni Evropian në pyetësorin e dërguar në vjeshtën e vitit të shkuar.
Sipas mediave kosovare në këtë pyetësor ka pasur disa pyetje të lidhura me Kosovën, por ato ishin formuluar për t`u përshtatur me qëndrimet e Serbisë dhe vendeve të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë, në mënyrë që Serbia të mos ketë probleme për t`u përgjigjur.
Ndërkohë nga disa vende anëtare të BE-së diplomatët më herët kishin deklaruar se ndonjë “gabim” i Serbisë rreth Kosovës do të mund të kishte pasoja që mendimi për Serbinë të jetë negative.
Kosova përmendet në pjesën e “sigurisë së brendshme” e sidomos në angazhimet mes armatës dhe policisë në Serbi në detyra të sigurisë së brendshme.