E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, FER-i në qeveri me Thaçin?

Dy themeluesit e partisë Fryma e Re (FER), Ilir Deda e Shpend Ahmeti, duket se nuk do të rrijnë gjatë pa punë, pasi shumë shpejt do zënë pozita të rëndësishme në qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Burime të besueshme të “Zërit”, të afërta me Ahmetin e Dedën, kanë bërë të ditur se dy udhëheqësit e FER-it  janë duke negociuar me drejtuesit e PDK-së për të hyrë në qeverinë e ardhshme, përkatësisht për të marrë Ministrinë e Ekonomisë e Financave.

Edhe drejtuesit e FER-it, edhe ata të PDK-së e kanë mohuar kategorikisht këtë lajm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›