Presidenti i Jemenit premton largimin

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, deklaroi sot se nuk do të kërkojë rizgjedhjen kur të përfundojë mandati aktual në vitin 2013. Saleh gjithashtu premtoi se nuk do t`ia kalojë pushtetin të birit.
Saleh i bëri këto komente para parlamentit dhe përfaqësuesve të ushtrisë, duke theksuar se "koncensionet" ishin në të mirë të vendit.
Opozita në Jemen ka kërkuar mbajtjen e një tubimi të madh të enjten, ku do të protestohet kundër presidentit aktual.
Jemeni është një nga vendet më të varfëra në botë, që njëherësh përballet dhe me terroristët e Al Kaedës brenda territorit të vetë. Saleh ka qenë një bashkëpunëtor i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit.