E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina përuroi trenin më të shpejtë në botë

Falë trenit më të shpejtë në botë, distanca ndërmjet kryeqytetit kinez Pekin dhe Kantonit, kryeqendër e provincës Guandong, tash e tutje, do të mund të kalohet për vetëm tri orë. Më herët, ky udhëtim merrte 10 orë.

Autoritetet kineze inauguruan sot linjën e re hekurudhore, të gjatë 1069 kilometra, punimet për ndërtimin e së cilës nisën në qershor 2005.

Zyrtarë të Ministrinë së Hekurudhave të këtij vendi thanë se treni mund të arrijë 394,2 km në orë, duke e bërë në këtë mënyrë trenin më të shpejtë në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›