Vizat, eurosocialistet proteste para ministrise se Jashtme
TIRANE- Me moton “ I fundit je ti, jo Shqipëria” të rinjtë eusocialistë kanë protestuar sot para ministrise së Jashtme. Përfaqësuesja e këtij forumi, Elisa Spiropali ka deklaruar se nuk janë shqiptarët të fundit ne procesin e liberalizimit te vizave por është qeveria shqiptare “Kjo kuti e madhe e mbyllur dhe e vjedhur pranë së cilës jemi mbledhur është Ministria jonë e Jashtme e dallavereve të brendshme.Nga kjo kuti e mbyllur dhe e heshtur para disa ditësh doli një zë. Ky zë i shpëlarë na tha se ne shqiptarët nuk mund të lëvizim lirisht në Europë për një arsye absurde; Sepse jemi të fundit! Zoti ministër i jashtëm,Nuk jemi të fundit ne. I fundit je ti që i konsideron të gjithë shqiptarët të fundit për të vetmen arsye sepse je i paaftë.”- deklaroi Spiropali.Prej pak ditësh malazezët, maqedonasit dhe serbët udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Europian dhe në vendet Shengen, pas vendimit për liberalizimin e vizave nga BE. Nga ky proces u përjashtua vetëm Shqipëria e Bosnje Hercegovina.(s.g/balkanWeb)