E Shtunë, 31 Tetor 2026

Izraelitët vrasin 6 palestinezë

Pas një periudhe të gjatë të qetësisë në territoret palestineze, kanë shpërthyer serish përleshjet ndërmjet palestinezëve dhe ushtrisë izraelite, si pasojë e së cilës kanë mbetur të vrarë gjashtë palestinezë.

Në sulmin që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në Nablus të Bregut Perëndimor, ushtarët kanë vrarë tre operues të Brigadës Al Aksa, e cila ka lidhje me Lëvizjen Fatah.

Të vrarët dyshohen për sulm të armatosur në një vendbanim hebre në Bregun Perëndimor, ditën e enjte, në të cilën është vrarë një rabin.

Në Rripin e Gazës ushtarët izraelitë, po ashtu, kanë vrarë tre palestinezë, në një aksion të ndërmarrë nga ajri dhe toka, të drejtuar në zonën industriale.

Burime të Hamazit thanë se të vrarët janë civilë që po mblidhnin metale, por kjo është hedhur poshtë nga ushtria izraelite, zëdhënësi i së cilës ka thënë se palestinezët janë vrarë nën dyshimin se po tentonin të hynin në territorin e Izraelit.

Operacioni në Nablus ka përmbyllur qetësinë e gjatë, gjatë së cilës ushtria izraelite është përmbajtur nga aktivitetet në vetë qytetet palestineze në Bregun Perëndimor, ku dominon Lëvizja Fatah.

Gjakderdhja më e re pason sulmin ndaj rabinit, përgjegjësinë për vrasjen e të cilit e ka marrë Brigada Al Aksa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›