Maqedoni, Viti i Ri do festohet pa cigare
Duhanpirësit në Maqedoni, porsa të urojnë Vitin e Ri, do të duhet menjëherë t'i fikin cigaret, sepse që nga mesnata e 1 janarit do të fillojë zbatimi i ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit.
"Inspektorët shtetërorë tashmë janë në terren dhe paralajmërojnë se ligji do të zbatohet në mënyrë strikte në minutat e para të vitit 2010 theksoi drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut", Sasho Jakimovski.
Për personat juridik parashihen gjoba prej 2.500 deri në 4.000 euro, ndërsa për personat fizik prej 150 deri në 300 euro.
Nga viti i ardhshëm duhanpirësit nuk do të mund të konsumojnë duhan nëpër lokale, diskoteka, pabe, në stadiume. Ligji do të lejojë pirjen e duhanit vetëm në hapësira të hapura, para lokaleve.