E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina po konsideron përfshirjen e saj në zgjidhjen e krizës së euros

05-02-2012 / “Wall Street Journal”

Kina po merr në konsideratë një përfshirje më të thellë në fondin e shpëtimit të eurozonës, u shpreh  kryeministri kinez Wen Jiabao të enjten. Ky është treguesi  më i rëndësishëm publik deri më tani që Kina mund të vërë në lëvizje  rezervat e shumta të kapitalit të saj të investuar  jashtë për të ndihmuar në zbutjen e krizës  së borxhit sovran të kontinentit.
Por ai nuk ofroi një angazhim të vazhdueshëm  për të rritur investimet e Kinës në fondet e destinuara për të shpëtuar vendet e eurozonës që kanë borxhet e rënda, si dhe theksoi gjithashtu se Evropa duhet t’i zgjidhë vetë problemet e saj.
Kina është duke marrë në konsideratë "një përfshirje më thellë të saj në" përpjekjet për të zgjidhur krizën nëpërmjet formave të tilla si Lehtësimi i Stabilitetit Financiar Evropian (EFSF)  dhe Mekanizmi i Stabilitetit Evropian (ESM), citohet të ketë thënë zoti  Wen për median shtetërore.
Ai i bëri këto  komente gjatë një vizite zyrtare të kancelares gjermane Angela Merkel në Kinë, e cila  në fjalimin e saj të mbajtur të enjten inkurajoi veprime të përbashkëta kundër Iranit për të ndaluar programin e tij bërthamor dhe kundër Sirisë për shtypjen me dhunë të protestave. Kina ka kundërshtuar masat të reja kundër të këtyre dy vendeve.
Media shtetërore ka cituar zotin Wen të ketë thënë se "përpjekjet e vetë Evropës janë themeli dhe çelësi për zgjidhjen e krizës." Kina ka besim në ekonominë evropiane dhe tek euro, si dhe mbështet përpjekjet për të stabilizuar euron”, tha ai.
“Kina gjithashtu mbështet Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet të tjera financiare ndërkombëtare, të cilat po luajnë një rol të rëndësishëm  në zgjidhjen e krizës, u shpreh zoti Wen. Televizioni shtetëror kinez tha se zonja Merkel falënderoi zotin Wen për "mbështetjen e vlefshme" të Kinës dhe se Gjermania mirëpret investime të tjera nga kompanitë kineze.
Kina  prej kohësh ka qenë një blerëse e bondeve të emetuara nga EFSF, edhe pse shuma e saktë e blerjeve nuk është bërë e ditur publikisht. Por kur zyrtarët evropianë propozuan në tetor për të rritur  kapacitetin e Fondit duke shtuar kapitalin e huaj  dhe duke tërhequr  fondeve të huaja shtesë, zyrtarët kinezë u treguan të matur, duke thënë se kishin nevojë për më shumë detaje rreth propozimit para se të investojë fondet. Në atë kohë, zyrtarët kinezë gjithashtu shprehën preferencën e tyre për të kontribuar përmes institucioneve ndërkombëtare si FMN-ja.
Në komentet e tij të enjten, zoti Wen shtoi se, "Kina është duke shqyrtuar dhe vlerësuar mënyrat, përmes FMN-së, për të qenë më thellë e përfshirë në zgjidhjen e problemit të borxhit evropian me anë të ESM / EFSF". Nuk ishte e qartë nëse kjo do të thoshte që Kina do të refuzojë blerje shtesë nga EFSF pa përfshirë FMN-në.
Propozimi për të rritur fondet në EFSF nuk pati sukses, por zyrtarët evropianë tani po marrin në konsideratë kombinimin e  kapacitetit të fondit të shpëtimit me atë të ESM, një pasues i përhershëm për EFSF, që do të prezantohet këtë verë.
ESM është planifikuar të ketë një kapacitet prej rreth 500 bilion euro (rreth 655 bilion $), ndërsa sipas analistëve EFSF mendohet të ketë një kapacitet mbetur prej rreth 250 bilion €.
Disa analistë kanë spekuluar se Kina mund të kërkojë koncesione nga Evropa për çështje politike ose tregtare në këmbim të dhënies së fondeve shtesë, por nuk ka të dhëna për ndonjë kompromis të tillë nga ana e znj. Merkel gjatë vizitës së saj në Kinë.
Më parë të enjten, në një fjalim para ekspertëve kryesorë të Kinës, zonja Merkel foli hapur rreth dy çështjeve aktuale të mosmarrëveshjes midis Kinës dhe vendeve perëndimore: Irani dhe Siria. Në Iran, tha  zonja Merkel se "ne kemi nevojë për sanksione si një mundësi për t’u përpjekur që Irani të ndryshojë kursin", duke cituar dështimin e negociatave diplomatike në vitet e fundit. Ajo akuzoi Iranin se "nuk po vepron në mënyrë transparente".
Kina, së bashku me Indinë, ka sfiduar presionin e udhëhequr nga SHBA-të për të zvogëluar blerjet e naftës nga Irani dhe për të marrë masa të tjera lidhur me shqetësimet mbi  zhvillimin e armëve bërthamore. Irani ka mohuar akuzat, duke thënë se programi i tij bërthamor është paqësor. Kina më parë i ka  mbështetur sanksionet e OKB-së ndaj Iranit dhe ka bërë thirrje për një lehtësim të tensioneve në rajonin e Gjirit Persik.
Zonja Merkel gjithashtu foli mbi kundërshtimin e Kinës, së bashku me atë të Rusisë, të masave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të ndëshkuar Sirinë për shtypjen e kundërshtarëve politikë. "Në Siri, të drejtat e njeriut po shkelen në mënyrë dramatike," tha zonja Merkel. "Gjatë udhëtimit tonë këtu, unë me siguri do të flas me përfaqësues të ndryshëm të lidershipit politik të Kinës, se si ne mund të biem dakord për të bërë më shumë mbi këtë çështje. Liga Arabe ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë çështje. Mendoj se Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të shprehet qartë mbi këtë rast".

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›