E Diel, 1 Nëntor 2026

“Procesi sipas Kushtetutës, kreu i ri i shtetit do zgjidhet edhe me 71 vota”

05-02-2012 / Gazeta 55

Zgjedhja e Presidentit, flet deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj


“Kush kërkon 84 vota prezence për të konsideruar të vlefshme tre raundet e para të zgjedhjes së Presidentit, nuk njeh Kushtetutën”. Kështu u shpreh dje deputeti i PD-së, ish ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Ai sjell një precedent jo të largët për shqiptarët për të argumentuar se nuk kërkohen shumica e cilësuar për të hapur procesin e zgjedhjes se Presidentin të Republikës. “Nëse ju e mbani mend ka ndodhur që dy raundet e para të zgjedhjes së Presidentit aktual u konsideruan të ezauruara siç dhe Kushtetuta thotë, të ezauruar edhe me mos prezencën e numrit të më tepër se 84 votuesve. Kjo është një çështje, që ndoshta për mosnjohje të teorisë dhe doktrinës kushtetuese nga njerëz që e thonë, mund të sjell debat. Për faktin e thjeshtë që, çështja e kuorumit nuk është çështja që ka të bëjë me zgjedhjen e Presidentit, çështja e kuorumit ka të bëjë me veprimtarinë e Kuvendit”, tha Alibeaj. Ai shton se pikërisht për të eliminuar krizat politike në zgjedhjen e Presidentit u ndërrua Kushtetuta në 2008. Për deputetin demokrat nuk do të ketë asnjë ngërç në interpretimin e Kushtetutës në këtë pikë. “Nëse tre raundet e para bojkotohen nga opozita, Presidenti do të zgjidhet në raundin e katërt”, vuri në dukje deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›