Albtelekom, oferta të reja në komunikim me fiksin
ALBtelecom sjell të tjera oferta dhe surpriza për përdoruesit e telefonisë fikse dhe gjallëron komunikimin për të gjitha familjet shqiptare. Gjiganti i telekomunikacionit, duke filluar nga data 1 Prill 2011, hedh në treg një tjetër plan tarifor ekonomik dhe që përmbush nevojat e abonentët e telefonisë fikse dhe shton gjallërinë në të gjitha familjet shqiptare. Përmes paketës më te re, FOLFIX1000, abonentët e familjes së madhe ALBtelecom do të kenë mundësi të flasin gjatë dhe të paguajnë shumë pak. Tashmë me paketën FOLFIX1000, ju mund të flisni më shpesh dhe më gjatë me miqtë tuaj pjesë e rrjetit ALBtelecom. Të gjithë abonentët e rinj që zgjedhin ALBtelecom për të marrë shërbimin e telefonisë fikse në të gjithë Shqipërinë, përveç ofertave dhe mundësive të tjera të pafund, mund të abonohen menjëherë në këtë paketë dhe të përfitojnë nga çmimet fantastike të paketës FOLFIX1000. Me vetëm 1000 lekë në muaj, të gjithë pajtimtarët familjarë të ALBtelecom mund të flasin plotë 1 000 minuta përgjatë gjithë muajit me të gjithë numrat brenda rrjetit. Paketa e plotë, me 1000 Lekë në muaj, përfshin në çmim tarifën pajtimit mujor dhe TVSH-në. Pajtimtarët ekzistues të kategorisë “Familjarë” të ALBtelecom dhe abonentët e rinj deri në fund të kësaj oferte, mund të abonohen në paketën FOLFIX1000, duke u paraqitur pranë pikave të shitjes së ALBtelecom në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Procedurat janë shumë të thjeshta. Për t’u anëtarësuar në këtë paketë, çdo abonent familjar duhet të ketë me vetë mjetin e identifikimit dhe librezën e telefonit. Punonjësit e ALBtelecom në të gjitha pikat e rrjetit të dyqaneve ALBtelecom do t’ju mundësojnë firmosjen e një kontrate përkatëse aneks, e cila i bashkëngjitet kontratës fillestare të pajtimtarit. Abonimi në këtë paketë është shumë i thjeshtë dhe nuk është e nevojshme të kryhet asnjë pagesë ekstra.