E Diel, 1 Nëntor 2026

Kina urren Apple, por zonja e parë jo, fotografohet me iPhone

Kina është entuziaste për zonjën e parë, Peng Liyuan, 50 vjeç, gruan e Presidentit Xi Jinping, e cila është edhe soprano. Në këto ditë në krah të të shoqit ajo ndodhej për vizitë në Amerikë.

Në Mexico zonja Peng, ndoshta ka bërë një gabim, pasi përdori një iPhone të Apple.

Një pamje e Associated Press e tregon zonjën Peng duke përdorur një iPhone 5. Zonja e parë po merrte pjesë në një kërcim folkloristik pranë Maya di Chichen Itza.

Sakaq pas publikimit të kësaj fotografie ishin të shumta komentet e tipit, “Pse nuk përdor një smartphone të markës kineze, siç bënë me rrobat”.

Në muajin mars Apple u sulmua nga shtypi i Pekinit me tone të konfliktit ideologjik mes komunizmit dhe kapitalizmit.

Gjithçka me Apple nisi pasi shumë blerës kinez të modeleve të fundit të iPhone shprehën pretendime se po trajtoheshin si të kategorisë së dytë dhe jo sipas standardeve të tregut amerikan, pasi aparatet që iu ishin dhënë atyre ishin difektoze dhe se garancia për ta ishte 1 vit dhe jo 2 si në vende të tjera të botës.

Apple fillimisht reagoi me një komunikatë të shkurtët ku sigurohej se do shqyrtohej me konsideratë mendimi i publikut, ndërsa shtoi që të ndiqet ligji kinez.

E përditshmja “Populli” ndërhyri më tej dhe shkroi, “Apple ka menduar, pse vallë një vend i vjetër oriental në zhvillim e sipër meriton të njëjtin shërbim si blerësit perëndimor? Veprim klasik i kapitalizmit”. Gazeta shtoi edhe se Apple dyshohet për evazion fiskal, dhe nuk pranon gabimet e saj kur ndodhet në faj.

Akuzat për evazion fiskal duket se rezultuan bllof, duke pasur parasysh se në muajin maj një komision i senatit amerikan akuzoi Apple se kishte evituar të derdhte miliarda nga taksat që duhet të paguante. Nga ana e saj Apple iu përgjigj senatit se kishte paguar aq sa duhej 6 miliardë dollarë në SHBA dhe si përfundim klientëve kinezë iu njohën të njëjta të drejta si blerësve perëndimorë, por problemet me Apple mbetën./Indeksonline

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›