E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina veshtireson vizat hyrese

Kater muaj para hapjes se lojerave olimpike ne Pekin, autoritetet kineze kane ashpersuar kriteret per marrjen e vizes per te huajt. Deri ne fund te tetorit nuk do te leshohen me viza me disa hyrje, bene te ditur nepunes te agjencive te udhetimit ne Hong Kong. Deri me tani ishte nje praktike normale marrja e nje vize me te cilen mund te udhetohej ne Kine dy here brenda tre muajsh. Kina ka shfuqizuar ne Hong Kong edhe dhenien e vizave ditore turistike per ne qytetin Shenzhen. Megjithate nuk ka ende nje prononcim zyrtar te autoriteteve kineze te Ministrise se Jashtme per rregulloren e re. Nderkohe qeveria kineze ka denuar protestat masive gjate maratones se flakes olimpike duke i cilesuar ato injorim te shpirtit te Lojerave Olimpike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›