E Shtunë, 31 Tetor 2026

Provimet, dy jave konsultime

Udhezimi i Ministrise se Arsimit ka parashikuar harkun kohor 2-7 qershor, kohe kur te gjitha shkollat duhet te zhvillojne konsultime me te gjithe nxenesit per dy provimet e detyruara. Ndersa, per sa u perket provimeve me zgjedhje, udhezimi parashikon qe konsultimet e grupuara sipas lendeve me nxenesit duhet te zhvillohen pas perfundimit te provimeve te detyruara. Me ane te ketyre konsultimeve, maturantet, kandidate per studente ne universitetet tona, do te krijojne nje ide te qarte se ku duhet te konkurrojne. Per sa i perket nismes per "Keshillimin e Karrieres", MASH, me anen e ketij udhezimi, ka ngarkuar nendrejtoret e shkollave (ne mungese te tyre, drejtoret) per te dhene te gjithe informacionin e duhur cdo maturanti per provimet e Matures. Me konkretisht drejtuesit e shkollave dhe zevendesit e tyre do te informojne maturantet mbi sistemin Merite-Preference, mbi menyren se si duhet t'i plotesojne formularet etj. Maturantet mund te zgjedhin 2 nga 9 lendet me zgjedhje: Fizike, Kimi, Biologji, Anglisht, Frengjisht, Histori, Gjeografi, Njohuri per Shoqerine dhe Njohuri per Ekonomine dhe Filozofi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›