E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi shkrihet partia e Ben Ali-se

Një gjykatë tuniziane morri sot vendimin për shkrirjen e partisë së ish-presidentit Zine al-Abidine Ben Ali, i larguar nga pushteti në 14 janar, pas 23 vitesh në drejtimin e vendit.

Nxjerrja jashtë ligjit e Partisë së Demokracisë Kushtetuese ishte një prej kërkesave kryesore të protestuesve.

Aktiviteti i partisë ishte pezulluar që prej largimit të Ben Ali-së, ndërsa deputetët u përjashtuan nga parlamenti tunizian.

Vendimi për shkrirjen e Demokracisë Kushtetuese dhe të gjithë aseteve të saj u përshëndet nga opozita, e cila e konsideroi këtë masë si një hap të domosdoshëm për të lënë pas të shkuarën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›