E Diel, 1 Nëntor 2026

Kolumbi, gjykata rrëzon marrëveshjen ushtarake me SHBA

Sipas gjykatës, kjo marrëveshje nuk është konform me Kushtetutën e vendit. Në një vendim të marrë dje, gjykata i kërkoi qeverisë t’i paraqesë marrëveshjen Kongresit kolumbian duke theksuar se kjo marrëveshje duhet të marrë formën e një traktati ndërkombëtar ratifikuar nga Parlamenti për të respektuar Kushtetutën.

“Marrëveshja është një instrument që përfshin detyrime të reja për shtetin kolumbian dhe një zgjatje të detyrimeve të mëparshme. Për këtë shkak duhet të menaxhohet si një traktat ndërkombëtar”, deklaroi presidenti i Gjykatës, Mauricio Gonzalez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›