E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë: Liri me kusht për artistin Ai Weiwei

Mediat shtetërore të Kinës raportojnë se artisti i burgosur Ai Weiwei, është liruar me kusht.

Agjencia e lajmeve “Hsinhua” tha se Weiwei, që është artist vizual i njohur ndërkombëtarisht dhe dizenjator, është liruar pasi kishte pranuar se ka bërë evazion të taksave dhe për shkak se vuante nga një sëmundje kronike.

Ai Weiwei, 53 vjeçar, ishte arrestuar më herët këtë vit, i akuzuar për krim ekonomik.

Ky artist është kritik i zëshëm i qeverisë dhe arrestimi i tij ishte bërë në kuadër të goditjes kundër atyre që mendojnë ndryshe dhe kishte shkaktuar kritika nga shumë vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›