E Diel, 1 Nëntor 2026

Njohja e Kosovës, Pacolli vijon aktivitetin lobues në Afrikë

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë aktiviteteve lobuese në Afrikë, ka vizituar Ghanën ku është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme, Lahi Mohamet Mumini.

Pacolli në këtë takim, ka kërkuar që gjatë Samitit të Unionit Afrikan, si pikë e veçantë për diskutim të jetë çështja e unifikimit të qëndrimit të vendeve afrikane, për njohjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.
 

Pacolli me këtë rast ka thënë se roli i Ghanës në Samitin e Unionit Afrikan është i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për Kosovën.
Pacolli ka kërkuar po ashtu nga ministri i Punëve të Jashtme i Ghanës, Muhamet Mumini të shqyrtoj mundësitë për të bashkëpunuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ugandës në mënyrë që bashkërisht të prezantojnë gjatë Samitit të Unionit Afrikan, si pikë të veçantë për diskutim, çështjen e unifikimit të qëndrimit të vendeve Afrikane, për njohjen sa më të shpejtë të Pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›