E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e “Vetëvendosjes”, 1500 protestues

Në protestën e sotme të lëvizjes “Vetëvendosje”, kanë marrë pjesë jo më shumë se 1500 persona. Kjo shifër është konfirmuar nga policia e Kosovës, ndërsa në një deklaratë për shtyp thekson se, "sipas vlerësimeve nga terreni, në këtë protestë kanë marrë pjesë rreth 1500 persona".
 

"Përgjatë gjithë kohës sa ka zgjatur protesta, policia ka monitoruar rrjedhën e saj si dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përballuar fluksin e protestuesve, për të bllokuar rrugët e përshkuara nga protestuesit si dhe ka ridrejtuar trafikun", thuhet në deklaratë.
 

Mediat kanë raportuar për një numër mbi 10 mijë protestuesish ndërsa “Vetëvendosje”, ende nuk është deklaruar për numrin total të protestuesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›