E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Ata që kanë fakte për vjedhje, drejtë gjykatave

Qeveria e Kosovës duke reaguar ndaj protestës të lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë se protestat janë legjitime dhe se ekzekutivi nuk i aprovon gjërat e tilla, por kërkon të mos ketë shkelje.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ata që kanë fakte për vjedhje, duhet ti drejtohen menjëherë gjykatave. Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës nuk ka marrë në shqyrtim Ligjin për Vlerat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zv.kryeministri Kuçi ka thënë se ende janë duke punuar në këtë ligj, që sipas tij, shumë shpejt do të procedohet në Kuvendin e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›