Kinë/ Shangai: Bëni një fëmijë të dytë, thyhet rregulli pas 30-vjetësh
Shangai, kryeqyteti ekonomik i Kinës, do të inkurajojë çiftet që kanë vetëm një fëmijë të bëjnë një fëmijë të dytë. Bëhet fjalë për përjashtimin e parë të rregullit për të pasur vetëm një fëmijë, e cila u vendos nga autoritetet kineze 30 vjet më parë për të mos lejuar mbipopullimin. Lajmin e bën me dije e përditshmja "China Daily". Kina, dikur e shqetësuar për mbipopullimin, sot ngre shqetësim për vjetërsinë e popullsisë.