Kine: Tete medalje per dhuruesit e gjakut ne Kosove
Kina permes Federates Nderkombetare te Kryqit te Kuq me fillimin e Lojerave Olimpike i ka dorezuar Kryqit te Kuq te Kosoves tete medalje per dhuruesit e gjakut. Tete medaljet e dhuruara me fillimin e Lojerave Olimpike ne Kine, per dhuruesit e gjakut dhe vullnetaret e Kryqit te Kuq te Kosoves kane rendesi shume te madhe per kete institucion humanitar dhe per qytetaret ne Kosove. Keshtu vleresojne drejtuesit e Kryqit te Kuq te Kosoves. Ata thone se permes ketyre medaljeve shprehet mirenjohja per te gjithe ata qe kane dhene shume nga vetja e tyre per te shpetuar jete njerezish. Sipas zyrtareve te Kryqit te Kuq, keto medalje te dhuruara kane peshe te madhe pasi humaniteti kalon cdo lloj kufijsh mes shteteve te ndryshme.