Refuzojne te jene ambasadore te Kosoves pa adrese
Qeveria e Kosoves, sipas nje te perditshme kosovare, ka hasur ne probleme serioze ne ceshtjen e emerimit te te ngarkuarve me pune ne ambasadat e Kosoves, qe per kete vit eshte planifikuar te hapen ne nente kryeqytete boterore. Burime nga Qeveria kane bere te ditur se gjashte, nga nente te kontaktuarit deri me tani per ambasadoret e pare (te ngarkuarit me pune) kane refuzuar qe te marrin detyrat, perderisa Qeveria te mos u siguroje atyre edhe adresat e ambasadave te Kosoves. Oferta e Qeverise per nje page prej 2.600 eurove nuk eshte aq problem, sa mbetet problematike vendosja e ketyre te ngarkuarve me pune, te cilet eshte parapare qe te kene edhe perkatesisht dy shoqerues me vete, theksojne keto burime. Ky problem, sipas tyre, ka ndikuar qe te pakten gjashte nga nente te propozuarit qe te refuzojne oferten. Qeveria bashke me Presidencen, krahas vendimit per hapjen e nente ambasadave dhe perfaqesive diplomatike per kete vit, nuk ka arritur qe te siguroje lokacionet, vendet ku do te hapen ambasadat apo perfaqesite diplomatike, thekson kjo gazete. Sidoqofte, keto informacione nuk konfirmohen nga Ministria e Puneve te Jashtme dhe nga Presidenca. Zedhenesi i Presidences, Xhavit Beqiri ka thene se beson qe emerimet e para te te ngarkuarve me pune do te behen gjate ketij muaji. Po te njejten pergjigje ka dhene edhe keshilltarja dhe zedhenesja e ministrit te Jashtem Hyseni, Albana Beqiri, e cila eshte shprehur se Ministria e Jashtme do t'i beje emerimet sapo qe Presidenca t'i perfundoje procedurat e perzgjedhjes. Nga te perfolurit ne media per postet e ngarkuara me pune jane vecuar Avni Spahiu apo Sylejman Gashi ne Nju Jork, Ali Kryeziu - Bruksel, Muhamet Hamiti - Londer, Muhamedin Kullashi - Paris, Anton Berisha - Rome, Sabri Kicmari - Berlin, Lutfi Haziri - Berne, Dardan Gashi - Vjene, Mehmet Kraja - Tirane. Sidoqofte, zyrtare te Ministrise se Puneve te Jashtme kane deklaruar qe pervec Krajes, si ambasador i Kosoves ne Tirane, emrat te tjere te permendur nuk do te thote se do te jene vertete te ngarkuarit e Kosoves ne kryeqytetet boterore.
Dekretimi
Presidenti Fatmir Sejdiu, ka dekretuar me 18 qershor hapjen e nente perfaqesive diplomatike te Kosoves ne bote. Per fazen e pare, do te hapen ne Uashington, Bruksel, Londer, Berlin, Paris, Rome, Vjene, Berne dhe Tirane.
Dekretimi
Presidenti Fatmir Sejdiu, ka dekretuar me 18 qershor hapjen e nente perfaqesive diplomatike te Kosoves ne bote. Per fazen e pare, do te hapen ne Uashington, Bruksel, Londer, Berlin, Paris, Rome, Vjene, Berne dhe Tirane.