Frigard: UNMIK-u nuk do t'u jap paga policeve serbe
Komisari i policise nderkombetare ne Kosove, Tor Frigard i ka cilesuar si te pasakta informacionet ne disa media te vecanta se UNMIK-u nga buxheti i vet siguron pagat per pjesetaret serbe te Sherbimit Policor te Kosoves (SHPK). Perfaqesuesit e zyres per informim te komisarit te UNMIK-ut kane njoftuar se Frigard ne asnje fjale nuk ka permendur se pjesetareve serb te SHPK-se ne veri te Kosoves do t'ua paguaje rrogat nga buxheti i UNMIK-ut. "Komisari nuk e ka thene kete asnjehere", kane thene per mediat zyrtare nga policia e UNMIK-ut. Serbet, pjesetare te SHPK-se, qe nga shpallja e pavaresise se Kosoves refuzojne t'i pranojne institucionet e Kosoves dhe Qeverine e vendit, mirepo ne nje forme kane bere te ditur se pranojne te bashkepunojne me UNMIK-un. I pyetur dy dite me pare nese pjesetaret serbe te SHPK-se, te stacionit veri, do t'i marrin pagat e mbetura nga buxheti i UNMIK-ut dhe kur, Frigard ne nje prononcim per B92 ka thene se kjo do te ndodhe "se shpejti". Kjo deklarata ka shkaktuar debate ne Kosove. Sipas tij, ato do te paguheshin per tre muajt e kaluar, duke shtuar se, kane pasur probleme burokratike dhe u jane mbyllur llogarite bankare. "Ne do te bejme cdo gje te mundshme qe ata t'i marrin pagat e tre muajve llogarite e tyre, mirepo kjo eshte burokraci", ka thene Frigard.
Llogarite
Komandanti i stacionit policor te SHPK-se ne veri te Kosoves, Milija Milloshevic, ka thene se pjesetaret serbe te SHPK-se i kane mbyllur llogarite e tyre ku kane marre page nga Qeveria e Kosoves dhe kane hapur te tjera.
Llogarite
Komandanti i stacionit policor te SHPK-se ne veri te Kosoves, Milija Milloshevic, ka thene se pjesetaret serbe te SHPK-se i kane mbyllur llogarite e tyre ku kane marre page nga Qeveria e Kosoves dhe kane hapur te tjera.