E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqeria civile: Implementimi i ligjit per qeverisjen lokale

Moszbatimi i ligjit per veteqeverisje lokale po demton funksionimin efikas dhe demokratik te punes se Kuvendeve Komunale ne Republiken e Kosoves. Ky vleresim u publikua dje ne nje takim per media te Organizates joqeveritare Iniciativa per Progres, INPO. Sipas saj, kompetencat e medha te kryetarit te komunes, kerkojne nje kontroll institucional nga Kuvendi Komunal. Kane kaluar pothuajse dy muaj nga hyrja ne fuqi e ligjit per qeverisjen lokale dhe ende komponenti kryesor i tij, ai i ndarjes se pushtetit ekzekutiv nga ai legjislativ nuk po zbatohet, per mungese te vullnetit te kryetareve te komunave. Sipas ligjit ne fjale, kryetari i komunes nuk udheheqe dhe nuk organizon mbledhjet e kuvendit, sic po ndodh aktualisht. Udheheqesi i organizates joqeveritare, "INPO", Ramadan Ilazi, thote se Kuvendi Komunal duhet te kete kryesuesin e vet, i cili organizon dhe udheheq mbledhjet e kuvendit. Nje mos funksionim i kuvendeve komunale te Kosoves, deshmohet edhe me faktin se asnjera nga 7 komunat kryesore te Kosoves, ende nuk e kane zgjedhur kryesuesin e Kuvendit Komunal. Per udheheqesin e organizates e cila po merret me kete problematik, Ramadan Ilazi, pasojat e kesaj gjendje jane te shumta. Konkludim i perfaqesuesve te organizates " INPO", eshte se kompetencat e medha te kryetareve te komunave kerkojne nje kontroll institucional nga Kuvendi Komunal, i cili duhet te veproje i pavarur nga ekzekutivi. Sipas tyre nje gje e tille duhet te ndodhe sa me shpejte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›