E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatët e Haradinajt mohojnë lirimin

Avokatët e ekipit mbrojtës të Ramush Haradinajt kanë mohuar publikimet në media, se Gjykata ndërkombëtare në Hagë e ka liruar liderin e AAK-së për festat e fundvitit e deri më 14 janar.
 

Avokati i ekipit mbrojtës, Arianit Koçi ka theksuar se vendimi për lirimin e përkohshëm të Haradinajt ende nuk është marrë, por pret që kjo të bëhet brenda disa ditëve.
 

Megjithatë, ai ka theksuar se procedura mund të zgjasë deri më 19 dhjetor, në qoftë se Prokuroria e Gjykatës bën ankesë lidhur me vendimin për lirimin e përkohshëm të Ramush Haradinajt.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›