E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani krisje ne koalicionin qeverises

Zëvendës kryeminsitri britanik Nik Kleg ka lëshuar kritika në drejtim të kryemisnitrit Dejvid Kameron duke e akuzuar se po izolon Britaninë nga Europa me veton që vuri ndaj ndryshimeve në marrëveshjen e BE-së. Burime thonë se lideri i liberal demokratëve ka thënë se dështimi i negocitave për krizën e eurozonës nuk rezulton në një gjë të mirë për Britaninë e Madhe. Nik Kleg nuk ishte i vetmi nga radhët e liberal demokratëve që ka reaguar pasi Dejvid Kameron refuzoi të nënshkruante planin e ri të BE. Ky i fundit ndërkaq të hënën do të mbajë një deklaratë kur dhe do të shpjegojë arsyet pse nuk nënshkroi marrëveshjen e re të traktatit të Lisbonës gjatë samitit të Brukselit.
“The independent” citon të dielën burime të afërta të Kleg që thonë se “kreu i liberaldemokratëve nuk mendon se marrëveshja është një gjë e mirë për Britaninë, britanikët dhe zhvillimin e saj”. “Do të na izolojë nga Europa dhe kjo nuk është në interesin tonë kombëtar”, shprehet ai.
Ndërkohë burime nga liberal demokratët thonë për “Sunday Telegraf” se Britania ka përfunduar në një vend të keq në samitin e BE-së. Ndërsa sekretari i jashtëm britanik Uilljam Hejg tha se “Cameron ka bërë gjënë e duhur për Britaninë”.
Ai tha për gazetën se “kërkesat tona janë të moderuara, e të arsyeshme”. Ndërsa kancelari Xhorxh Osborn tha se vendimi i Kameron për të vendosur veto ndaj ndryshimeve të marrëveshjes ndihmon në mbrojtjen e interesave ekonomike të vendit.
Ndërsa lideri laburist Ed Miliband ka thënë se Britania e Madhe tani do të jetë e përjashtuar nga vendimet kyçe ekonomike në Europë.
Në Bruksel Kameron tha se propozimet për ndryshime të traktatit nuk ishin në interes të Britanisë së Madhe. Të gjitha vendet anëtare të BE ranë dakord për për një marreveshje të re, e cila nënkupton rregulla më të ashpra buxhetore që kanë për qëllimin parandalimin e përhapjes së krizës së eurozonës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›