E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, dhjetëra të vrarë në trazirat në pjesën perëndimore

Nga trazirat në rajonin autonom ujgur të ndarë etnikisht Xinjiang në Kinë, raportohet se janë vrarë 27 persona.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua ka raportuar se mëngjesin  sotëm e sulmuan stacioni i policisë, një ndërtesë e qeverisë dhe një objekt në ndërtim në qytetin Lukqun.

Kjo agjenci raporton se banditët  kanë qëlluar disa persona dhe i kanë vënë flakën disa automjeteve të policisë.

Të paktën 17 persona janë vrarë para se policia të hapte zjarr, duke vrarë të paktën 10 persona.

Raporti nuk e përcakton se kush ishte në këta persona por në rajonin e përmendur dominojnë ujgurët, që është një popullatë myslimane.

Gjatë viteve të fundit, autoritetet turke kanë vendosur disa miliona kinezë Han në këtë hapësirë, për të ndihmuar në zhvillimin e fushave të naftës në këtë rajon, por kjo ka shkaktuar konflikte etnike, nga të cilat janë vrarë qindra vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›