Kinë, forcohen kufizimet për familjen e Çenit

Autoritetet kineze raportohet të kenë forcuar kufizimet për familjen e disidentit të verbër, Çen Guangçeng.
Sipas avokatëve të tij dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut, vëllai i Çenit dhe kunata janë vënë nën arrest shtëpie, nipi i tij është në paraburgim dhe disa të tjerë të afërm përballen me kufizime në lëvizje.
Kundërshtari i politikës kineze, Çen, është arratisur nga arresti shtëpiak në Shandong dhe nën mbrojtjen e diplomatëve amerikanë në Pekin, duke shkaktuar mosmarrëveshje diplomatike midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.
Tensionet kanë rënë pas arritjes së marrëveshjes, që i lejon Çenit të ndjekë studimet në SHBA.