Venizelos, i treti i vërteti?

Venizelos u ngarkua me detyrën e krijimit të koalicionit qeverisës pasi më parë kishte dështuar në përpjekjet e tij lideri i Demokracisë së Re, Antonios Samaras, partia e të cilit u rëndit e para në zgjedhje, dhe lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cypras, partia e të cilit u rëndit e dyta.
Në këtë mënyrë Venizelos bëhet lideri i tretë në katër ditë që ngarkohet me këtë detyrë dhe ka vetëm tre ditë kohë në dispozicion për të krijuar koalicionin e ri qeveritar. Por, a do të jetë Venizelos i treti i vërteti?
Analistët grekë janë të mendimit se lideri i Paokut do ta ketë tepër të vështirë të krijojë një qeveri pasi komunistët e kanë përjashtuar kategorikisht një mundësi koalicioni, Syriza kërkon memorandum për heqjen e masave shtrënguese e në këtë mënyrë Pasoku edhe sikur të bashkohet me Demokracinë e Re (41 + 108) nuk i bën dot 151 deputetë, të nevojshëm për të krijuar qeverinë e re.
“Është e qartë se në këtë fazë ku kemi arritur ne nuk mund të arrijmë marrëveshje porse ne gjithsesi duhet të vazhdojmë me përpjekjet tona”, tha Venizelos, i cituar nga AFP-ja. Nëse edhe Venizelos dështon, Greqia shkon sërish në zgjedhje të parakohshme.
Ja sa deputetë morën partitë greke nga zgjedhjet e së dielës (Parlamenti ka 300 vende)
E djathta:
Demokracia e Re - 108 deputetë (50 automatikisht si partia e parë)
Grekët e pavarur - 33 deputetë
Neonazistët - 21 deputetë
E Majta
Syriza - 52 deputetë
Pasoku - 41 deputetë
Komunistët - 26 deputetë
E majta demokratike - 19 deputetë
/Start/Fatjon Prroni/
2012-05-10 17:51