Kine hekurudha me e gjate ne bote
Kina ka vënë në funksion hekurudhën më të gjatë në botë për trenat me shpejtësi të madhe. Linja në fjalë do të lidhë kryeqytetin e vendit Pekin dhe metropolin jugor Guangzhou. Linja hekurudhore është 2.298 kilometra e gjatë, dhe shkurton distancën mes këtyre dy qyteteve nga 20 orë në tetë orë, me anë të trenit që lëviz me një shpejtësi prej 300 kilometrash në orë.
Linja e cila kalon në 28 qytete dhe 6 provinca, ka kapacitetin për të transportuar rreth 200 mijë pasagjerë më ditë.
Kjo arritje mund të jetë dhe një shans më shumë për ministrin kinez të hekurudhave i cili kohët e fundit është përfshirë nga skandalet. Një aksident në korril të 2011-ës ku nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të madhe humbën jetën 40 persona, ngriti shqetësime për sa i përket sigurisë së këtyre linjave. Por qeveria kineze këmbëngul se do të vazhdojë me projektet e saj për të ndërtuar linja hekurudhore për trena me shpejtësi të lartë që do të lidhin qytetet më të mëdha të vendit. Por Kina planifikon të lidhet dhe me rusinë e Azinë juglindore me anë të këtyre linjave.
Qeveria kineze ka njofuar se në muajin maj mund të hapë industrinë e hekurudhave për investuesit privatë por këta të fundit janë treguar skeptikë.