E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne bilancin e 2012 dhe pritshmerite per 2013

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama bën bilancin për vitin 2012, ku përmes një bashkëbisedimi të fundit me mediat për 2012 bëri një analizë të detajuar të sektorëve kyç të ekonomisë. Sipas tij, ekonomia paraqitet në rënie të vazhdueshme. Por përveç konstatimeve kreu i PS-së paralajmëroi dhe masat që do të ndërmarrë kjo parti në rast fitoreje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.  Në gjykimin e Ramës, PS do të rishkikojë kontratat konçesionare, nuk do të  njohë privatizimin e 4 HEC-eve, si dhe do të vendosë standarde në sektorin e naftës. “Nuk do të njohim privatizimin e HECE-ve dhe jua bëj të qartë ofertuesve të mos shkojnë më tej në këtë proces, ne s’do lejojmë të grabiten pasuritë e qytetarëve”, deklaroi Rama.
Por duke iu referuar pikërisht situatës së rëndë ekonomike kreu i opozitës shprehu bindjen se “një rilindje duhet të nisë nga vendosja në mbrojtje e pasurisë shqiptare, nga vënia e pasurisë së shqiptarëve në funksion të rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare”. Në këtë funksion kreu i PS-së premtoi në hapjen e 300 mijë vendeve të reja pune, të cilat do të mund të realizohen duke u fokusuar në industrinë prodhuese, në zhvillimin rural dhe në shërbime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›