E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja për TAP-in SHBA: Hap përpara i rëndësishëm

I dërguari Special dhe Koordinatori i SHBA-së për Çështjet Ndërkombëtare të Energjisë Karlos Paskual e ka cilësuar marrëveshjen e firmosur sot nga Shqipëria, Greqia dhe Italia, si një hap të rëndësishëm përpara në zhvillimin e projektit të Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP).
 

Sipas zyrtarit amerikan, SHBA e mbështet fuqishëm këtë projek pasi ai t do të jetë një burim të ri të furnizimit me gaz në Europë.
 

“TAP është një nga dy projektet, (tjetri është Nabuko Perëndimor), që konkurojnë për përcjelljen e gazit në Europë nëpërmjet të ashtuquajturit Korridor Jugor. Korridori Jugor do të përcjellë gaz, fillimisht nga fusha e Shah Deniz në Azerbaixhan, nëpërmjet Gjeorgjisë dhe Turqisë drejt Europës. Shumë vende europiane varen kryesisht ose tërësisht nga një furnizues i vetëm energjie, dhe ne njohim rëndësinë që këto vende i japin të pasurit akses në burime energjie dhe rrugë transporti të ndryshme” theksoi Paskual.

Ndërkohë, Shqipëria, Italia dhe Greqia nënshkruan në Nju Jork një marrëveshje për ndërtimin e një gazsjellësi, i cili nëse miratohet nga një konsorcium investitorësh, do të lidhë tre vendet, duke sjellë gazin nga fushat Azerbajxhanit për në Perëndim.

Marrëveshja për gazsjellësin Trans Adriatik ose TAP, u nënshkrua nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti dhe homologët e tij, ministri i Jashtëm italian, Giulio Terzi dhe ai grek, Dimitris Avramopulos.

Në ceremoninë e nënshkrimit që u zhvillua në misionin e Italisë pranë Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ministrat e jashtëm e quajtën projektin mjaft të rëndësishëm për ekonomitë e vendeve të tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›