Sa ka marrë Serbia nga BE-ja?

Bashkimi Evropian nga viti 2000 deri më sot i ka dhënë Serbisë 1600 herë më shumë donacione, se sa që kanë dhënë brenda kësaj periudhe Rusia e Kina, shkruan e përditshmja e Beogradit, “Danas”.
Megjithatë, ndër qytetarë mbisundon bindja se këto dy vende, krahas Japonisë, janë partnerët me dorëlirë ndërkombëtarë të Serbisë, vazhdon gazeta.
Ndihma më të madhe, pa kthim, është dhënë nga fondet para-aderuese të BE-së, që ia ka falë Serbisë gjatë gati 11 vjetëve të shkuara dhe kapë shumën prej 2.68 miliardë euro, citon “Danas” të dhënat e organeve shtetërore.
Në vendin e dytë është Gjermania, që ka dhënë 714 milionë euro, ndërkaq SHBA ka dhuruar 582 milionë euro.
Donacionet nga BE përbëjnë 48,7 për qind të ndihmës së përgjithshme ndërkombëtare që merr ky vend.