Kine mbi 110 te vdekur nga permbytjet
Janë më shumë se 110 personat, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që prej ditësh kanë përfshirë pjesën lindore të Kinës. Autoritetet vendase bëjnë me dije se reshjet e dendura të shiut nuk janë regjistruar që prej 60 vjetësh.
Reshjet vijojnë të shkaktojnë probleme kryesisht në Pekin dhe rajonet përreth. Kanalizimet u bllokuan dhe uji vërshoi në rrugë duke paralizuar lagje të tëra të kryeqytetit. Vetëm në Pekin, media shtetërore njoftoi për 37 persona të vdekur.
Skuadrat e emergjencës dhe mijëra ushtarë janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa po punohet masivisht edhe për zhbllokimin e rrugëve të kryeqytetit nga makinat e bllokuara mes baltës së lënë pas nga shirat e rrëmbyeshëm. Fshatra te tera jane izoluar nga permbytjet ndersa shume zona te banuara janë bërë të paarritshme për shkak të izolimit nga uji.