E Diel, 1 Nëntor 2026

Londër: Aeroplani luftarak e ndali një aeroplan komercial

Ministria e mbrojtjes e Britanisë, ka njoftuar se e ka urdhëruar fluturimin e një aeroplani luftarak mbi Londër për ta ndërprerë fluturimin e një aeroplani komercial misterioz, i cili fluturonte brenda hapësirës së ndaluar ajrore.

Interceptimi u bë në çastin kur nuk kishte komunikim të aeroplanit me shërbimin e kontrollit të trafikut ajror dhe nuk mund të bëhej identifikimi i menjëhershëm i aeroplanit.

Një zëdhënës i ministrisë së mbrojtje tha se incidenti përfundoi kur u vendos komunikimi, ndërsa aeroplani komercial u identifikua si jo i dëmshëm.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›