E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, mbi 600 viktima nga tërmeti



Shkon në 617 numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit në Kinë. Përveç viktimave llogariten edhe rreth 10 000 të plagosur. Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.9 të shkallës rihter goditi provincën e Qinghait, në veriperëndim të Kinës. Ndërkaq sipas të dhënave nga burimet kineze të lajmeve, shumë persona të tjerë janë ende nën rrënoja. 900 prej tyre janë mundur të nxirren të gjallë. Tërmeti u regjistrua në orën 07.49 sipas orës lokale, pak para orës 01:00 të natës sipas orës sonë dhe është pasuar nga disa lëvizje të tjera sizmike. epiqendra u regjistrua rreth 380 kilometra në juglindje të qytetit Golmud, në një thellësi prej 46 km, saktësoi Instituti Amerikan i Gjeofizikës. Ndër viktimat, bëjnë të ditur autoritetet lokale, ka edhe shumë fëmijë. Ekranet e televizioneve kineze kane shfaqur pamje nga tragjedia që preku vendin. Ndërkaq qeveria kineze ka akorduar një fond ndihme urgjente prej 29 milionë dollarësh si ndihmë per banorët e provincës veriperëndimore të Qinghait. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia kineze e lajmeve Xinhua e cila citoi ministrinë kineze të Financave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›