Tragjedi në Bari, farmacisti vret gruan e vajzën, mbytet në pishinë
ITALI- Tragjedi në Bari, kryefamiljari vret gruan dhe vajzën e më pas mbytet në pishinë. Kështu shkruajnë sot mediat italiane.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në vilën luksoze të familjes në Sannicandro, një qendër e vogël e banuar, 12 kilometra larg Barit.
Ngjarja bëhet më tragjike, kur mësohet se sot më mbrëmje në këtë familje do të organizohej një festë për ditëlindjen e vajzës, Letizia e cila nuk do mund të shuajë qirinjtë e 20-vjetorit.
Autori i ngjarjes është 55-vjecari Michele Piccolo, farmacist i njohur në zonë, i cili raportohet të këtë kryer aktet e rënda në një moment çmendurie.
Gruaja e tij Maria Chimenti, 55-vjec ishte po aq e njohur në Sannicandro. Ajo mbante postin e nënkryetarës së Bashkisë, ndërsa ishte edhe sipërmarrëse.
Maria së bashku me vajzën Letizia janë qëlluar me pistoletë në kokë. Pas këtij akti Michele nuk është ndalur. Ai ka pritur që i biri Claudio, 24-vjec të kthehet në shtëpi për të qëlluar edhe mbi të. Ky i fundit mësohet se është në gjendje kome.
Pas masakrës së familjes së tij, farmacisti është vetëmbytur në pishinë.
(ma.ar/BalkanWeb)