Bie fortesa e Gaddafi-t

Pas 6 javesh rrethimi, forcat e Keshillit te Tranzicionit kane ngritur flamurin e qeverise se re libiane ne njeren prej dy fortesave te fundit te Muamar Gaddafi-t, Bani ëalid, duke lene tashme vetem Sirten si bastion te besnikeve te liderit te permbysur.
Luftime te ashpra u zhvilluan ne qytet, ku forcat pro-Gaddafit bene rezistence deri ne fund, por situata e mori kthesen vendimtare gjate fundjaves, kur pjesëtare te fisit Warfilla, qe perben 15% te popullsise se vendit, deklaruan se do ta njohin autoritetin e keshillit, persa kohe trupat e tij nuk i sulmojne.
I ngritur mbi nje pllaje shkembore, Bani Walid-i shihej gati si i pathyeshem, e madje dhe nje pjese e klanit Gaddafi besohet te jete strehuar aty perpara largimit per ne jug te Algjerise dhe Niger.
Perpjekjet e mehershme per marrjen e qytetit rezultuan ne humbje te medha dhe terheqje te turpshme per luftetaret Anti-Gaddafit. Por tani rebelet pretendojne se kane ngritur flamurin e tyre mbi institucionet kyce dhe kane mbyllur nje stacion radiofonik, i cili vazhdonte te transmetonte propaganden e kolonelit, duke pretenduar se diktatori vazhdonte te qeveriste vendin nga kompleksi i tij ne Tripoli.
Gaddafi vete thuhet te kete qendruar per disa dite ne Bani Walid diku nga fundi i gushtit, perpara se te zhvendosje per ne jug te Libise. Lidershipi i ri libian thote se e ka nje ide se ku mund te fshihet Gaddafi dhe anturazhi i tij, por deri tani nuk ka ndermarre ndonje operacion ne shkalle te gjere per gjetjen e kolonelit.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Kërkesat për azil, alarmante
Vetëm nga Shkodra 50 raste shkojnë në një ditë
Shpërthim në Bulqizë, vdes një minator
Topi: Dialog, etikë komunikimi dhe bashkëpunim
Britani, vdes i riu shqiptar
Ndërtimi godet buxhetin